Aksion policor në veri, arrestohen dy të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit me ç’rast janë arrestuar dy persona.

Aksion policor në veri, arrestohen dy të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

KosovaPress mëson se personat janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Një prej të arrestuarve është Rade Basara, hetues policor në veri.

Ai ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dyshohet për fshehjen e provave.

Sipas burimeve të KosovaPress policia ka dështuar të arrestojë edhe personin e tretë që është Zhelko Bojiq, shef i operativës së policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

KosovaPress ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hotin, por ai nuk ka konfirmuar detaje duke thënë se aksioni është udhëhequr nga Prishtina.

Ndryshe, mbi 100 policë kanë marrë pjesë në këtë aksion.