Aksion simbolik: Gastronomet nuk pajtohen me masat kufizuese

Aksion simbolik: Gastronomet nuk pajtohen me masat kufizuese

Gastronomet do të zhvillojnë të shtunën një aksion simbolik para lokaleve të tyre. Ata do të krijojnë zhurmë me tenxhere dhe lugë.

Kjo për shkak të masave qeveritare ku gjatë këtij vikendi lokalet obligohen që të mbyllen.

Me këtë vendim të Qeverisë, ka mospajtime, pasi bizneset po shohin rrezikun e falimentimit.

“Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të pa logjikshme për shoqatën e gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të pa pranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme”, ka thënë kryetari i Gastronomisë Kllokoqi Petrit.

Kllokoqi për KosovaPressi-n shtoi  se nëse qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë masovike para qeverisë.

“Nesër nga ora 12:00 deri në 13:00 i kemi paralajmëruar të gjitha gastronomet me qëndru para kafeve me tenxhere dhe me lugë me i rreh për të krijuar një zhurmë që ia hap sytë qeverisë nëse nuk gjejnë ndonjë gjuhë të përbashkët për subvencionime ekonomike në këtë rast ose për ndihma ekonomike, atëherë të hënën paralajmërojmë protestë masovike para qeverisë”, ka thënë ai. /Insajderi.com