Aksionet e Policisë dhe arrestimet e ish-deputetëve, reagon Edi Rama

Aksionet e Policisë dhe arrestimet e ish-deputetëve, reagon Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do të jenë të pakompromis në luftimin e krimit.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin”, ka shkruar Rama në Twitter.

“Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”.