
Dy armë zjarri, substancë e dyshuar narkotike dhe disa thika janë gjetur të enjten te disa nxënës të shkollave të Ferizajt.
Kjo pas një aksioni të policisë rajonale të Ferizajt në rroba civile rreth shkollave të këtij qyteti.

Arma e sekuestruar.
“Pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa persona të dyshuar , ku gjatë kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë e dyshuar e narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( psitoleta), ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika”, njofton tutje Policia.

Thikat e sekuestruara.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarve janë inicuar rastet penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Posedim i narkotikëve”.
Tutje, PK theksoi se aksioni i ngjashëm do të zhvillohet edhe ditëve në vazhdim për parandalimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla./Insajderi.com