Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, sot ka arrestuar tre të dyshuar për veprat penale ‘hyrja në sistemet kompjuterike’ dhe ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ në qytetet e Prishtinës dhe Gjakovës.
Sipas PK-së, ata kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Të dyshuarit janë: B.J. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar, L.S. viti i lindjes 1999, mashkull kosovar dhe Y.O. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme të cilat janë të ndërlidhura me rastin. Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer në vazhdimësi veprat e cekura më lart me qëllim të përfitimit personal, vjedhjen e të dhënave të kartelave bankare dhe llogarive tjera të ndryshme, pastaj këto të dhëna i shitnin përmes ueb faqeve të ndryshme.
Si provë materiale janë sekuestrua përkohësisht:
– 5 (pesë) kompjuter Laptop,
– 1 (një) shtepizë kompjuteri
– 6 (gjashtë) telefona celular
– 1 (një) veturë që dyshohet se është përfituar nga vepra penale
– 1 (një) IPAD
– 1 (një) hard disk
– 2 (dy) USB
– 13 (trembëdhjetë) CD
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.