Aksioni i Policisë së Kosovës – arrestohen pesë zyrtarë të “Mehmet Akif”

Aksioni i Policisë së Kosovës – arrestohen pesë zyrtarë të “Mehmet Akif”

Policia e Kosovës në ndërmarrë sot një operacion ku janë arrestuar disa zyrtarë të lartë të kolegjit “Mehmet Akif”, raporton Insajderi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se ka filluar një operacion i policisë i cili është duke vazhduar ende.  Zyrtari për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se ende nuk posedon informacione lidhur me arsyetimin e arrestimit si dhe me numrin e të arrestuarve.

“Deri më tani informacionet e vetme që i kam është se policia ka filluar një aksion por që ende nuk kemi informata për të arrestuarit, në momentin që do t’i kemi do të ju informojmë”, ka thënë Krasniqi për Insajderi.

Po ashtu zyrtar të këtij kolegji kanë konfirmuar për insajderin se janë arrestuar pesë persona. Insajderi pas pak do të sjellë detaje të tjera nga Kolegji “Mehmet Akif” lidhur me arrestimin e zyrtarëve të saj.