Partia Socialdemokrate është gjobitur me 200 euro për protestën e zhvilluar të martën para stacionit qendror të Policisë në Prishtinë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie, Nol Nushi, përmes një postimi në Facebook.
Nushi ka kritikuar policinë që nuk ka dënuar partitë politike për grumbullim gjatë fushatës zgjedhore në kohë pandemie.
“3,300,000.00 euro dënime per qytetarët dhe bizneset, 0.00 euro për partitë politike. Përgjatë muajve të fundit janë shqiptuar mbi 100,000 gjoba në vlerë mbi 3,000,000 euro. Asnjë nga këto nuk është për aktivitetet e partive të cilat na i kanë shurdhu veshët duke akuzuar njëri-tjetrin për menaxhimin e situatës pandemike”, ka shkruar Nushi.
Ndryshe, protesta e anëtarëve të PSD-së ka përfunduar me arrestimin e kryetarit të kësaj partie, Dradan Molliqaj dhe 15 zyrtarëve të tjerë. /Insajderi.com