Aksioni Ta Pastrojmë Kosovën vazhdon në deponin më të madhe të Istogut

Aksioni Ta Pastrojmë Kosovën vazhdon në deponin më të madhe të Istogut

Aksioni Ta Pastrojmë Kosovën ka vazhduar pastrimin në deponin e tetë më të mëdha të Istogut, në fshatin Syne, pas parkut në Gurakoc.

Në këtë aksion ku janë duke marr pjesë një numër i madh i vullnetarëve të organizatës, Let’s Do It Kosova dhe zyrtar të Komunës, raporton Insajderi.

Drejtori i Shërbimeve Publikë, Enver Rugova ka thënë për Gazetën Insajderi, se në këtë deponi ka mbetje të materialeve ndërtimore, inerte dhe të buta.

“Kjo deponi është deponia e tretë më e madhe në Komunën e Istogut, në këtë pjesë derdhen materiale ndërtimore dhe deponi inerte. Mirëpo çka vlen të ceket është se kjo deponi është një gropë artificiale e cila është krijuar pas gërryerjeve të dheut”, ka thënë Rugova.

Ndërsa Luan Hasanaj nga organizata Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se me këtë dinamik do të vazhdojmë deri në fund në pastrimin e Kosovës.

“Besojmë që deri më 15 dhjetor do ta pastrojmë Istogun që të duket njëri ndër vendet më të pastërta të vendit”, ka thënë Hasanaj.

Në këtë aksion është angazhuar edhe një kompani private për pastrimin e kësaj deponia.

Aksioni ta pastrojmë Kosovën ka filluar më 15 shtator dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor. Ky aksion është organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com