Një aksident ka ndodhur në mes te dy veturave në Drenas mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e kësaj në orët e hershme të mëngjesit qytetarët janë përballur me kolona të gjata.
Kolona ka filluar nga Parku i Biznesit e deri tek rrethi aeroporti, që i bie nja gjatësi rreth 5 kilometra.
Ende nuk raportohet për të lënduar.
Komunikacioni i dendur ishte në dy anët e magjistrales Peje- Prishtinë.