fbpx

Aktakuzë ndaj djalit që sulmoi fizikisht babën e tij

Aktakuzë ndaj djalit që sulmoi fizikisht babën e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër A.H., nga Gjakova, për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”.

Me 21 mars në Gjakovë përkatësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje paraprake, i dyshuari A.H., ka sulmuar fizikisht babain e tij, M.H., duke e goditur me grushte në kokë, kështu i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, lëndime këto të konstatuara në ekspertizën mjeko-ligjore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.