Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shefit të zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankajt. A" />

Aktakuzë ndaj shefit të prokurimit në Komunën e Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktakuzë ndaj shefit të prokurimit në Komunën e Prizrenit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shefit të zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankajt. Ai, në cilësi të personit zyrtar, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Insajderi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Isa Osmankaj, prej muajit maj 2017 e në vijim deri në muajin maj të vitit 2018, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, nuk i ka përmbushur kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me dije ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij si dhe ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me dispozitat e ligjit mbi Prokurimin publik, ka lejuar implementimin e një kontrate në vlerë prej mbi 358 mijë eurove që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka shpallur nule ose jo ekzistente.

“Në këtë mënyrë, i pandehuri vepron në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe me dispozitat e Ligjit mbi Financat Publike, duke i mundësuar Operatorit ekonomik zbatimin e një kontrate jo ekzistente në vlerë prej 358,039.06 euro, nga e cila kontratë deri me datën e kryerjes së ekspertizës janë realizuar punë në vlerë prej 163,254.72 euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që Osmankaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Insajderi.com