Aktakuzë për arratisjen e Sami Lushtakut

Prokurori Romulo Mateus ka ngritur aktakuzë kundër disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve të lartë në Qendrën Korrektuese për rastin e arratisjes së Sami Lushtakut, Ismet Haxhës dhe Sahit Jasharit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në maj të vitit 2014.

Aktakuzë për arratisjen e Sami Lushtakut

Arratisja e Sami Lushtakut, Ismet Haxhës dhe Sahit Jasharit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në maj të vitit 2014, ka rezultuar me aktakuzë kundër tij.

Prokuroria përpos që akuzon Lushtakun për arratisje, ka ngritur aktakuzë edhe ndaj dhjetëra zyrtarëve të tjerë nga Shërbimi Korrektues, mjekë të QKUK-së dhe mjekë të Burgut të Dubravës, në dyshimin se kanë ndihmuar në barrikadimin e Lushtakut në QKUK.

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi është në listën e 10 të akuzuarave nga ky institucion për ndihmë në arratisjen e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, thuhet se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të SHKK-së.

Insajderi merr vesh se aktakuza ka të bëjë me rastin e arratisjes së Lushtakut nga burgu për të cilin ishte raportuar disa herë.

“Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, MD/SHKK ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Përpos Thaçit dhe Hajrizit në këtë listë janë edhe personat e tjerë me inicialet, I.D,  A.U, B.D, V.B, A.B, Y.B, G.A dhe XH.Z.

Në tetor të vitit të kaluar, Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, siç thuhej për shkak të “angazhimeve të tija akademike”.

Por në maj të vitit 2014, Sami Lushtaku bashkë me Ismet Haxha dhe Sahit Jashari ishin arratisur nga QKUK-ja.

Lushtaku është i dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte. Është gjykuar me dënim për vrasjen e një civili shqiptar identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë e as koha. Nuk dihet as kufoma e tij.

Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë./Insajderi.com