Aktivisiti i VV-së del kundër Fitore Pacollit: Duhet të kërkojë falje publike për deklaratat e saj

Aktivisiti i VV-së del kundër Fitore Pacollit: Duhet të kërkojë falje publike për deklaratat e saj

Lirigzon Myrtaj, aktivist i VV-së ka thënë se deputetja e po të njëjtës parti duhet të kërkojë falje publike për deklaratat e saj në lidhje me nënën e Ramush Haradinajt.

Myrtaj i ka bërë thirrje Pacollit që të kërkojë falje për deklaratat e saj, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se nëna e Haradinajt është një nënë heroinë e cila me mund dhe sakrificë rriti bijtë e saj.

“Une si qytetar i Republikës së Kosovës, e mbi gjitha si aktivist i denjë i Lëvizjes Vetëvendosje kërkoj nga znj. Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kërkoj falje publike, në rend të parë Nënës Rukë dhe familjes Haradinaj,lidhur me deklaratën e saj të mbrëmshme në një nga televizonet tona.

Nëna Rukë, pra, një Nënë heroinë që me shumë mundi e sakrificë rriti bijtë e saj, e më pas për t’ia falur Kosovës për lirinë dhe pavarësinë që sot po e gëzojmë.

Çdo Nënë e dëshmorit, invalidit, veteranit e të burgosurit politikë është Nënë e jona dhe Nënë e shenjtë që nuk zëvendësohet me asnjë çmim”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/