Dy video intime të politikanëve iranianë janë publikuar në mediat sociale nga aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin.
Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi, ish-guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.
Një tjetër u publikua më 9 gusht dhe tregoi kryetarin e Sadrës, Abbas Malekzadeh lakuriq duke përkëdhelur një femër nudo.

Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është ndarë katër ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me tre persona të tjerë nga këshilli i qytetit.
Kurorëzimi dhe marrëdhëniet seksuale jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të çojë në dënimin me vdekje.
Burime të sigurta i thanë mediave lokale se Ahmadi ishte tentuar të rekrutohej nga një agjenci e huaj inteligjence e cila u përpoq ta detyronte të udhëtonte në Kanada dhe të merrte pjesë në një shfaqje TV kritike për qeverinë iraniane.

Ata pretenduan se videoja katër-minutëshe, që besohet se është filmuar me një aparat fotografik të fshehur, më pas u nda për shkak të refuzimit të Ahmadi.
Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadiut u betua se gruaja në video ishte gruaja e tij e ligjshme.