Aktivistja e famshme feministe gjendet e vdekur 

Aktivistja e famshme feministe gjendet e vdekur 

Është gjetur pa shenja jete aktivistja e famshme feministe e Ukrainës, Oksana Shachko.

Raportohet se njëra ndër themelueset e grupit radikalist feminist ka bërë vetëvrasje në Paris, njofton Klan Kosova.

“Anëtarja më e patrembur dhe e pambrojtur, Oksana Shachko, na ka lënë”, shkroi Anna Gutsol në Facebook, një bashkëpunëtore e saj e lëvizjes.

Shachko, 31 vjeç, jetonte në Francë që nga viti 2013.