Aktivistja e mjedisit paditet nga “Kelkos”, i kërkohen 100 mijë euro dëmshpërblim

Aktivistja e mjedisit paditet nga “Kelkos”, i kërkohen 100 mijë euro dëmshpërblim

Aktivistja mjedisore nga organizata Pishtarët, Shpresa Loshaj, ka njoftuar është paditur nga kompania “Kelkos”, për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Loshaj ka thënë se i janë kërkuar 100 mijë euro si dëmshpërblim, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se padia është bërë nga avokatët Arianit Koci dhe Granit Vokshi, pas deklaratave të saj në medie dhe rrjete sociale lidhur me shkeljet e “Kelkos”-it.

“Kjo padi është bërë disa muaj pasi e njëjta kompani e paditën aktivistin Adriatik Gacaferi me 10 mijë euro për një kritikë të drejtë që ia kishte bërë ‘Kelkos’-it. Vetëm se te rasti im, vendosën t’ia shtojnë prapa edhe një 0”, thuhet në njoftim.

Loshaj ka njoftuar se kanë filluar me përgatitjen e përgjigjes në padi, duke shtuar se paditë e tilla nuk do t’ia mbyllin gojën./Insajderi.com