Aktivistja nga Hong Kong arrestohet për rolin e saj në protestat pro demokratike

Aktivistja nga Hong Kong arrestohet për rolin e saj në protestat pro demokratike

Agnes Chow, një aktiviste pro demokratike është krahasuar me Mulan – luftëtaren legjendare nga folklori kinez që luftoi për të shpëtuar vendin e saj- për shkak të rolit të saj në lëvizjen demokratike.

Ky krahasim është bërë më i vërtetë për arsye të arrestimit të saj në fillim të kësaj jave, për shkak të dyshimit për thyerje të ligjit të ri për sigurim, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Ky krahasim është bërë referencë e memeve të shumta që krahasojnë me versionin e adaptuar të legjendës nga Disney.

Arrestimi i Chow ka inspiruar edhe hashtagun #FreeAgnes e cila është liruar me kusht por ende përballet me akuzën që mund të e dërgojë përjetësisht në burg.

Agnes Chow është një aktiviste e cila u bë e famshme vitet e fundit për ndikimin e saj në lëvizjen demokrate të Hong Kong.

Ajo thotë se është inspiruar nga shumë të rinjë tjerë që avokojnë ndryshim dhe mori pjesë në “Umbrella Movement” të Hong Kong. Ajo poashtu ka formuar partinë politike rinore Demosisto si rezultat i protestave të 2014.

“Mendoj që është shumë e qartë që regjimi dhe shteti janë duke përdorur ligjin kombëtar për siguri për të ushtruar presion për disidentët politik,” thotë Chow e cila i ka falenderuar mbështetësit.

“Jam arrestuar katër herë, por ky ka qenë rasti më i tmerrshëm,” ka shkruar ajo. “Mirëpo edhe në stacionin policorë kam dëgjuar nga avokatët se kam mbështetje dhe dashuri nga njerëzit në Hong Kong dhe në botë. Faleminderit.”/Insajderi.com