fbpx

Aktivitet paranormale kanë ndjekur familjen e saj për vite – fotografja sjell fakte për ekzistencën e tyre

Aktivitet paranormale kanë ndjekur familjen e saj për vite – fotografja sjell fakte për ekzistencën e tyre

Elizabeth Moran përdor fotografinë dhe hetuesit paranormalë për t’u marrë me historinë e përhumbur të familjes së saj, shkruan Insajderi.

“Unë jam rritur duke dëgjuar mite që rrethonin shtëpinë e familjes time, një shtëpi e cila datonte që nga koha e luftës civile në Tennessee, në Amerikë.

Më kanë thënë që dëgjoheshin zhurma hapash në shkallë çdo natë, por nuk e di nëse kjo ishte e vërtetë.

Me ndihmën e xhaxhait dhe hallës së saj të cilët ishin detektiv të aktiviteteve paranormale, ata kishin parë prova të diçkaje e cila ishte shumë vështirë të vërtetohej.

Ata përdorën teknika të shpikura nga spiritualistët prej më shumë se një shekull më parë së bashku me mjetet e hulumtimit bashkëkohor.

Pajisjet e regjistrimit audio, matësit EMF që matin fushat elektromagnetike dhe rrezet laser që projektojnë një gjatësi vale prej 532nm, u vendosën rreth shtëpisë, dhe pastaj ata pritën me orë të tëra për të parë nëse do të shfaqej ndonjë aktivitet paranormal që nuk mund të shihet me sy.

Ky projekt fotografik është titulluar “Record of Cherry Road” dhe është si formë homazhi për nënën e fotografes, që ka filluar që nga vitet e 60-ta për të treguar fenomenin e pa shpjegueshëm që po ndodhte rreth saj.

“Nëpërmjet këtyre dokumenteve, unë eksploroj ndjekjen e familjes time nga të vdekurit, ndërsa ata vazhdojnë të jetojnë përmes përsëritjes së emrave në  gjenerata të shumëfishta. Cary është emri i nënës sime, gjyshes sime dhe I stërgjyshes sime, si edhe emri im i dytë. Jam tërhequr veçanërisht nga ideja e shfaqjes së fotografive të cilësisë së mirë, hartave të gjurmëve dhe llogarive të shkruara të ngjarjeve të viteve ’60, së bashku me prova të reja fotografike dhe matjeve vizuale dhe aurorave të  shqetësimit që është shkaktuar rreth nesh”, ka thënë Moran.

Të mbledhura së bashku këto fakte përkufizojnë historinë dhe mitin që ka përcjell familjen e saj për vite të tëra./Insajderi.com