fbpx

Aktorët e “Familjes Moderne” marrin nga një mirënjohje të veçantë

Aktorët e “Familjes Moderne” marrin nga një mirënjohje të veçantë

Ata ishin dy prej aktorëve më mirë të serialit më të dashur për publikun shqiptar, “Familja Moderne”.

Bëhet fjalë Luan Jahën si dhe Nëntor Fetiun, të cilët janë bërë të njohur me rolin e Dajës Skender, përkatësisht Korabit.

Dyshja e aktorëve dihet edhe se kanë prejardhje prej qytetit perëndimor të Kosovës, Gjakovës, i cili njihet si vend i kulturës dhe artit.

Pikërisht, komuna gjakovare ka shpërblyer me mirënjohje aktorët e lartcekur me mirënjohje për kontributin e kinematografisë shqiptare.

Kështu kanë bërë të ditur aktorët përmes rrjeteve sociale teksa publikuan edhe fotografi të ndryshme ndërsa të njëjtin vlerësim e kanë marrë edhe Ledri Vula, Edi Kastrati, Lorik Cana e shumë personalitete.

Ndryshe, Jaha është edhe profesor në Fakultetin e Arteve gjersa Nëntori po merret me projekte të ndryshme. /Telegrafi/