Aktorët protagonistë të filmit erotik akuzohen se kanë një fëmijë së bashku

Aktorët protagonistë të filmit erotik akuzohen se kanë një fëmijë së bashku

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet, që kur aktori Jamie Dornan debutoi në rolin e Christian Grey në filmin erotik “Fifty Shades of Grey”, dhe ai ende merr disa mesazhe pak të çuditshme nga fansat e filmit, shkruan E Online, transmeton Insjaderi.

Ai së fundmi ka pranuar një mesazh që pretendon se ai dhe aktorja Dakota Johnson që luan personazhin Anastasia Steel, kanë sjellë në jetë një fëmijë.

Sipas aktorit, personi i ka dërguar atij në kolazh fotografish të një vogëlushi të shoqëruar me një shënim.

“Dikush më shkroi se ai është djali im, dhe se bashkëshortja ime duhet ta dijë se unë kam një djalë shtatë vjeçar”, zbuloi aktori.

“Mendoj se po përpiqej të thoshte se ai ishte djali im dhe i Dakota Johnson, dhe se erdhi në jetë kur ne xhiruam pjesën e parë të filmit”, shton më tej aktori, i cili është qartazi i habitur nga kjo. “Na zgjoi interesim, le të themi. Por ishte pak e çuditshme”.

Ndërsa, për të gjithë fansat që adhurojnë çiftin e filmit, duhet të qartësohet se aktorët në jetën reale nuk kanë pasur kurrë një romancë.

Vetë Dornan, është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Amelia Warner, ndërkohë që aktorja, Dakota Johnson nuk ka fëmijë dhe është në një lidhje të gjatë me këngëtarin, Chris Martin. /Insajderi.com