Aktori fitues i çmimeve “Oscar” refuzoi të xhirojë skena erotike për arsye fetare

Aktori fitues i çmimeve “Oscar” refuzoi të xhirojë skena erotike për arsye fetare

Mahershala Ali ka folu hapur për karrierën e tij që i solli çmimin e Akademisë së filmit dhe për limitet që ai i vendosi vetes, kur bëhej fjalë në rolet që zgjidhte, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Kur po fliste për rolin e tij si Tizzy Weathers në filmin “The Curious Case of Benjamin Button”, në krah me Tarahi P. Henson, ai zbuloi se kishte refuzuar të xhironte skena erotike me aktoren. Ishte kjo një kërkesë që Ali kishte bërë para se të pranonte rolin dhe xhirimet të nisnin.

“Agjenti im më thirri dhe më tha se kisha fituar rolin”, tha ai. “Dhe un i thashë: ‘Ka diçka… ka një skenë ku ata dy puthen… nëse ka ndonjë skenë erotike, nuk mund ta bëj”, kujtoi aktori.

Ali thuhet se është një mysliman i komunitetit Ahmedi. Ai vazhdoi t’i tregojë agjentit të tij: “Nuk mund të bëj seks të simuluar”.

Mahershala Ali është edhe aktori i parë mysliman që ka fituar çmim Oscar për rolin e tij në filmin “Moonlight”, në vitin 2017. Dy vjet më vonë, ai u bë aktori i parë më ngjyrë që fitoi dy çmime të Akademisë në të njëjtën kategori, sipas raporteve.

Në 2019, Ali gjithashtu mori në shtëpi një “Golden Globe” për rolin e tij si Don Shirley n në “Green Book”. Fitorja e tij erdhi midis disa reagimeve me të cilat ai u përball nga familja e vërtetë e Shirley-t, e cila pretendoi se portretizimi i tij i muzikantit nuk ishte i saktë. /Insajderi.com