Aktori i famshëm ndanë një histori gati se të pabesueshme për emrin e tij

Aktori i famshëm ndanë një histori gati se të pabesueshme për emrin e tij

Një postim nga një llogari në Twitter me emrin Fakte për Michael Sheen çoi në një histori të papritur dhe interesante.

Llogaria në Twitter i është kushtuar vetëm fakteve të rastit në lidhje me aktorin uells, Michael Sheen. Por kur administratorët e llogarisë postuan një postim të shkurtër dhe të ëmbël ku thuhej: “Emri i vërtetë i Michael Sheen është Micheal Sheen”, ata ndoshta nuk prisnin që vetë Michael Sheen të përgjigjej. Dhe jo vetëm që ai u përgjigj, por rrëfeu një histori interesantë se si emri “Michael” ishte një e bëmë e fatit, njofton Insajderi.

Historia vijon kështu sipas replikës së aktorit në postimin e Twitter:

“Në të vërtetë prindërit e mi më emëruan Christopher por infermieret duhej të kujdeseshin për mua javën e parë pasi nëna ime nuk ishte mirë dhe ata ngatërruan emrin në etiketën time kështu që kur prindërit e mi kërkuan Christopher, infermieret thanë… kemi një Michael? Kështu që ata vendosën për këtë emër”.

“Pastaj disa vjet më vonë bëra një nga ato shfaqje të historisë familjare. Ata më treguan për stërgjyshin tim që erdhi në Uells nga Irlanda gjatë krizës së urisë. Ata më treguan certifikatën që tregonte se ai u martua në Cardiff. Dhe pastaj listën e fëmijëve që ai dhe gruaja e tij patën”.

“Ata kishin 20 ose më shumë fëmijë, por jo shumë mbijetuan. Në certifikatë tregoi se ata vazhduan të emërtonin foshnjat mashkull Michael, por të gjithë vdiqën. Ata ishin qartë të dëshpëruar për të pasur një Michael Sheen por për fat të keq ata kurrë nuk e arritën atë”.

“Gjenerata kaluan në familjen tonë dhe nuk kishte asnjë fëmijë me emrin Michael dhe historia e tyre u harrua. Pastaj një ditë, shumë, shumë vite më vonë një infermiere ngatërroi etiketën e emrit dhe pa njohuri ndaloi çfarëdo lloj force që përpiqej që të mos shfaqej një Michael Sheen”.

“Dhe, ajo nënë dhe baba i ri i harruar prej kohësh, pa e ditur as ata as ne, pse deshën kaq dëshpërimisht këtë emër, dëshira e tyre më në fund u realizua”.

“Pra, për atë infermiere, kushdo që jeni, kudo që të jeni, nëse jeni akoma gjallë, në emër të etërve të vdekur dhe dëshirës së tyre misterioze – faleminderit”. /Insajderi.com

Burimi: Bored Panda