
Aktori i njohur nga Hong-Kong-u ka deklaruar se do të dhurojë pasurinë e tij të majme për bamirësi, pasi të jetë ndarë nga jeta.
63-vjeçari Chow Yun-fat njihet për një stil jetese tepër modeste, edhe pse është listuar ndër njerëzit më të pasur në botë nga revista e njohur amerikane ‘Fobes’.
“Këto para nuk janë diçka që nuk i zotëron përgjithmonë. Kur një ditë të mos jem më, duhet t’ua japësh të tjerëve që kanë nevojë për to”, tha ai në një intervistë për mediat.
Aktori aziatik është bërë i njohur në filmat aksion, kryesisht “Crouching Tiger” apo “Hidden Dragon”.