Aktori i Star Wars Jermey Bulloch ndërron jetë

Aktori i Star Wars Jermey Bulloch ndërron jetë

Aktori Jeremy Bulloch, i cili luajti Boba Fett në trilogjinë origjinale të Star Wars, ka vdekur në moshën 75 vjeç.

Ai vdiq në spital të enjten nga ndërlikimet shëndetësore pasi jetoi me sëmundjen e Parkinsonit për shumë vite, tha agjenti i tij.

“Ai kishte një karrierë të gjatë dhe të lumtur që zgjati më shumë se 45 vjet,” tha një deklaratë.

“Ai ishte i përkushtuar ndaj gruas së tij, tre djemve dhe 10 nipërve dhe mbesave dhe atyre do t’u mungojë tmerrësisht”.

Bulloch ishte i njohur më së shumti për rolin e Boba Fett në The Empire Strikes Back and Return of the Jedi.

Karakteri që atëherë është paraqitur në sezonin e dytë të serisë spin-off të Star Wars, The Mandalorian./Insajderi.com

BBC News