Aktori shkodran tregon historinë e korruptimit të fakultetit të arteve në Tiranë

Aktori shkodran tregon historinë e korruptimit të fakultetit të arteve në Tiranë

Gjatë ditëve të fundit, protestat e studentëve në Tiranë kanë mbushur titujt e mediave.

Aktori Tristian Halilaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook është solidarizuar me këto protesta duke ndarë historinë e tij të konkurrimit në këtë fakultet.

“Ne perkrahje te protestes se studentave deshta te tregoj eksperiencen teme te vitit 2011 ne Akademine e Arteve te Tiranes” tregon ai, përderisa po aplikonte për tu regjistruar në klasën që do ta merrte profesori Alfred Trebicka.

Me profesorin në fjalë, tregon Tristani, u takua disa kohë para se provimit pranues .

“Ai më shprehu lumturinë që doja të isha pjesë e akademisë dhe më sugjeroi që të bëja një kurs përgatitjeje për materialet e konkursit të Violeta Trebicka, gruja e tij dhe po ashtu profesoreshë në Akademi”
Sipas këshillave të Trebickës ai mbajti 10 orë kurs aktrimi që i kishin kushtuar 20.000 lek.
“Violeta më tha që të mos tregoja që kisha mbajt kurs te ajo kur të shkoja në konkurs. Para konkursit një vajzë që konkuronte si unë më tregoi që edhe ajo kishte mbajt kurs te Violeta. As une as ajo nuk fitum.”

Përvoja zhgënjyese e një studenti shqiptar nuk përfundon me konkursin e pranimit. Secila ditë e kaluar në fakultet mund të sfidojë durimin.

“Dhe imagjinon sikur të kishe fitu. Mbas do kohe, mbasi të kalon entuziazmi me u ba aktor, je në ore të aktrimit tu e ndigju profën e të kujtohet që ai me gru tvet si të babzitun mezi kanë prit qe ti të kalosh ka akademia për me të ba nji prezantim hyrës për se si është të jesh student i aktrimit në këtë vend dhe se si shprehja ‘është shumë vështirë të jesh aktor në Shqipëri’ qëndron në klasë për momentin, e ulun ne karrige te profes”, e përfundon Tristan Halilaj rrëfimin e tij.