Rihanna është një nga personat më të famshëm në industri, nuk është për tu habitur që ajo ka pasur shumë simpatizues përgjatë viteve.
Megjithëse ajo mban personale detajet rreth jetës së saj romantike, RiRi është spikatur me disa fytyra të famshme, përfshirë edhe aktorin, Shia LaBeouf.
Një vit para se Rihanna të fillonte një miqësi që shumë shpejt u shndërrua në një romancë të me këngëtarin Chris Brown, ajo po testonte ujërat me aktorin e “Transformer”, Shia LaBeouf.
Shia LaBeuof konfirmoi se dyshja patën një takim romantik, mirëpo gjërat nuk funksionuan, njofton Insajderi.
“Gjërat nuk shkuan më larg se një takim romantik”, itha LaBeouf për Playboy. “Shkëndija nuk ishte aty. Ne nuk ishim të apasionuar pas njëri-tjetrit në atë mënyrë, kështu që mbetem miq”.
Burimi: Eonline