Aktorja 63 vjeçare sfidon idetë për moshën përderisa pozon në të brendshme

Aktorja 63 vjeçare sfidon idetë për moshën përderisa pozon në të brendshme

Melanie Griffith ka shfaqur trupin e saj për t’u patur zili në një foto të mahnitshme, ku pozon në të brendshme.

Aktorja 63 vjeçare kishte veshur të brendshme rozë të hapur, në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

E ulur në buzë të vaskës së saj të banjës, Melanie ishte plot ​​shkëlqim dhe elegancë ndërsa tregonte fizikun e saj që sfidonte moshën dhe barkun e tonifikuar.

Aktorja e Hollwood-it e la bukurinë e saj natyrore të shkëlqejë me një make-up minimal dhe flokët e mbështjella me një peshqir.

Melanie përfundoi pamjen e saj për të brendshme me një palë këpucë ngjyrë ari të cilat bënë mrekulli për të zgjatur këmbët e saj.

Krahas fotos së saj të fundit, ajo shkroi: “Unë po bashkohem me @kitundergarments në veshjen rozë për nder të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”./Insajderi.com

Burimi: Mirror