Aktorja e famshme i kishte shpëtuar jetën një burri në lumin Hudson

Aktorja e famshme i kishte shpëtuar jetën një burri në lumin Hudson

Tina Fey u shfaq në “The Tonight Show” të mërkurën ku ajo dhe moderatori Jimmy Fallon diskutuan se si të dy po kalojnë gjatë pandemisë së Coronavirusit.

Fey zbuloi se ajo dhe familja e saj patën fatin të merrnin me qira një shtëpi në lumin Hudson në mënyrë që ata të mund të largoheshin nga kufizimet stresuese në Neë York City, shkruan Fox News, transmeton Insajderi. Sidoqoftë, pavarësisht largimit nga Manhatan, ylli ende e gjeti veten në mes të një situate stresuese kur dëgjoi diçka të çuditshme që vinte nga uji.

“Mëngjesin e parë ishim jashtë, dhe po shihnim nga lumi Hudson”, shpjegoi ajo. “Po rrija aty me një gotë kafe në dorë, dhe dëgjova dikë që bërtiste ‘Ndihmë! Ndihmë!’”.

“Dola më tej më vajzën time më të madhe, dhe po rrinim jashtë duke shikuar. Po shihnim poshtë lumit, kaluan disa minuta dhe e dëgjuam prapë”.

Ajo i thirri bashkëshortit të saj, dhe tani të gjithë ishin jashtë. Kjo ishte edhe hera e tretë që familja dëgjuan thirrjen. Ishte ai momenti që ata thirrën policinë.

Kur mbërriti policia, ata dëgjuan përsëri zhurmën dhe oficerët menjëherë filluan të vepronin. Ajo tha se një burrë kishte rënë nga kajaki i tij. Ai u zbulua rreth një milje më poshtë nga pozicioni i tyre. /Insajderi.com