Aktorja e famshme shtatzënë me fëmijën e tretë

Aktorja e famshme shtatzënë me fëmijën e tretë

Gal Gadot, ylli i filmit “Wonder Woman” ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e tretë, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, njofton Insajderi.

Aktorja 35-vjeçare izraelite pozoi me duart në bark në mes të burrit të saj Yaron Varsano dhe dy vajzave të tyre në foton e ndarë në rrjetin social.

“Ja ku po shkojmë përsëri”,  përshkroi ajo postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gal Gadot (@gal_gadot)

Gadot dhe Varsano u martuan në vitin 2008. Vajza e tyre e parë, Alma, lindi në 2011 dhe e dyta, Maya, në vitin 2017. /Insajderi.com