Aktorja e “Harry Potter” njofton se foshnja e saj është sëmurë nga varianti i ri i COVID-19

Aktorja e “Harry Potter” njofton se foshnja e saj është sëmurë nga varianti i ri i COVID-19
Burimi i fotografisë: Instagram: @JessieCave

Jessie Cave, aktorja e “Harry Potter”, ka njoftuar fansat se foshnja e saj djalë është sëmurë nga COVID-19.

Cave, e cila portretizoi Lavender Brown në filmat fantastik, postoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram, ku shihej në një spital fëmijësh, njofton Insajderi.

“Pashë lajmet për bllokimin e Britanisë, nga një dhomë spitali e izoluar. Foshnja ime e gjorë është pozitive me COVID-19”, shkroi ajo.

“Ai është mirë dhe po e përballon, por stafi mjekësor janë po tregohen shumë vigjilent dhe të kujdesshëm, fatmirësisht. Varianti i ri është shumë i fuqishëm dhe ngjitës, për atë shpresoj që njerëzit të tregohen shumë të kujdesshëm në javët në vazhdim”, shtoi më tej aktorja. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JeSsIe CaVE (@jessiecave)