Aktorja e një seriali thotë se është në lidhje me djalin e presidentit

Aktorja e një seriali thotë se është në lidhje me djalin e presidentit

Studion Fakultetin Juridik por është e bukur dhe fillimisht është marrë me modelizëm dhe së fundmi ka fituar një rol në një serial që shfaqet ne televizionin KTV, “O Sa Mirë”, por tash ajo do të jetë e njohur për krejt diçka tjetër: për jetën e saj private.

Krejt kjo për shkak se ajo ka pohuar të jetë në lidhje me djalin e presidentit, Hashim Thaçi, Endritin.

E ftuar në emisionin për adoleshentë “Wazzap” të Klan Kosovës, Arta Nitaj, e ka lënë paksa të mistershme lidhjen e saj me Endrit Thaçin, i cili përvec që është djali i presidentit, nuk është i njohur për ndonjë gjë tjetër.

“Unë s’po du as me pohu as me mohu kurgjo, veç s’po di pak shpejtë me jep detaje edhe me qitë krejt privatësinë. Po në lidhje jam”, ka thënë Nitaj, duke qeshur./Insajderi.com