Aktorja e njohur ndërron jetë nga kanceri

Ka ndërruar jetë aktorja dhe ish-modelja e njohur Peggy Lipton pas një ‘lufte’ që kishte me sëmundjen e kancerit.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur vajzat e saj Kidada dhe Rashida të cilat i kishte nga martesa me producentin Quincy Jones.

“Ajo ndërroi jetë qetësisht me vajzat dhe mbesat pranë. Jemi me fat për secilin moment që e kemi kaluar me të”, thuhet në një deklaratë të vajzave të publikuara nga Los Angeles Times.

Lipton u bë e njohur për publikun në vitet e shtatëdhjeta në serialin me policë ‘The Mod Squad’ e më vonë edhe me paraqitjen ‘Twin Peaks’