Aktorja e njohur pranon se mendonte për vetëvrasje gjatë pandemisë

Aktorja e njohur pranon se mendonte për vetëvrasje gjatë pandemisë

Aktorja, Taraji P. Henson foli hapur për një periudhë të errët në fillim të këtij viti, që e coi atë të mendonte nëse donte të jetojnë më apo jo, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.

Kur pandemia e Coronavirus-it shpërtheu rreth botës në fillim të marsit, Henson ishte një nga shumë që mbetën të hutuar nga bllokimi.

Si shumë punëtorë të industrisë së argëtimit, të gjithë mbetën të papunë. Ishte ky momenti kur aktorja 50 vjecare mezi dilte nga shtrati në mëngjes.

“Për disa ditë e kisha të vështirë të dilja nga shtrati, dhe kjo nuk jam unë”, zbuloi aktorja.

Më tej zbulon se kishte blerë një armë asokohe duke menduar, “Mund ta përdor tani dhe t’i jap fund njëherë e mirë”.

Pas një kohe ajo foli me miken e saj të ngushtë dhe ishte pikërisht kjo ajo që i duhej Henson për të luftuar ndjenjat dhe për të filluar të shërohej nga mendimet vetë shkatërruese. /Insajderi.com