Aktorja e nominuar për çmimin “Oscar” deklarohet publikisht si trans

Aktorja e nominuar për çmimin “Oscar” deklarohet publikisht si trans

Aktorja e nominuar për “Oscar”, Ellen Page ka dalë publikisht si një mashkull transgjinor me emrin Elliot, gjashtë vjet pasi ai zbuloi se ishte homoseksual, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

33-vjecari që ka qenë i martuar me valltaren Emma Portner që nga viti 2018, hyri në Twitter për të ndarë me të gjithë ndjekësit një deklaratë ku thotë:

“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se unë jam trans, dhe përemrat e mi vetorë janë ai/ata dhe emri im është Elliot”.

Elliot, u kërkoi ndjekësve dhe fansave pak durim, duke pranuar se ai është pak i frikësuar nga invazioni i privatësisë, urrejtjen, shakatë dhe dhunën që mund të përjetojë tani në vazhdim.

Në deklaratën e tij, Elliot nuk zbuloi se në cilin stad të procesit të tranzicionit është dhe as nëse planifikon ose i është nënshtruar terapisë hormonale apo operacioneve në pjesën e sipërme dhe të poshtme. /Insajderi.com