Aktorja e zhdukur ishte pjesë e një seriali përplot skandale seksuale, dhunë e tragjedi

Aktorja e zhdukur ishte pjesë e një seriali përplot skandale seksuale, dhunë e tragjedi

Ish ylli i serialit “Glee”, aktorja Naya Rivera, është zhdukur në një liqe në Kaliforninë Jugore, thonë autoritet amerikane, shkruan CNN, njofton Insajderi. Rivera, 33 vjeçarja, është zhdukur në liqenin Piru në Ventura të mërkurën në mbrëmje.

Zyra e Sherifit në Ventura, ka konfirmuar se personi që po mungon është pikërisht aktorja, dhe kanë thënë se po kërkojnë nëse është mbytur në liqe.

Zhdukja e aktores, risolli në skenë sërish disa skandale e tragjedi në të cilat ishte përfshirë seriali Glee. Në vitet 2009-2015, “Glee” ishte një nga serialet më të njohur të Fox-it.

Vdekja e Cory Monteith

How Lea Michele Has Honored Cory Monteith Each Year Since His Death

Aktori Cory Monteith luajti në Glee si Finn Hudson, një lojtar futbolli. Monteith kishte një histori abuzimi të substancave që nga vitet e tij të adoleshencës. Ai mori pushim nga seria në sezonin e katërt, shkoi në rehabilitim dhe u mendua se pati përmisim. Megjithatë, më 13 korrik 2013, aktori vdiq nga një mbidozë. Në atë kohë, ai ishte në lidhje Lea Michele, aktorë në serial.

Vdekja e të dashurit të Becca Tobin

Becca Tobin, Glee star, boyfriend's autopsy inconclusive | CBC News

Aktorja Becca Tobin filloi të portretizonte Kitty Wilde në Sezonin 4 të Glee. Gjatë drejtimit të shfaqjes, Tobin ishte në lidhje me Matt Bendik, një sipërmarrës. Sidoqoftë, më 10 korrik 2014, pothuajse saktësisht një vit pas vdekjes së Monteith, ai ndërroi jetë nën rrethana misterioze, vetëm në një dhomë hoteli.

Akuzat Mark Salling dhe vetëvrasja e tij

Glee' Actor Mark Salling Dead at 35 After Pleading Guilty to Child ...

Aktori Mark Salling portretizoi Noeun “Puck” Puckerman në Glee gjatë gjithë serialit.  Salling u përball me një numër çështjesh ligjore. Akuzat për sulme seksuale në vitin 2013 ishin vetëm fillimi, pasi në vitin 2015, ai u arrestua për posedim të përmbajtjeve pornografike me fëmijë. Pasi u deklarua fajtor, Salling kreu vetëvrasje. Ai u shpall i vdekur pasi u var në 30 janar të vitit 2018.

Arrestimi i Naya Rivera-s

Glee' actress Naya Rivera missing after boat ride with 4-year-old ...

Aktorja Naya Rivera – tashmë e zhdukur- portretizoi Santana Lopez gjatë gjithë serialit Glee. Rivera u martua me aktorin Ryan Dorsey në vitin 2014 dhe të dy kanë një djalë së bashku. Ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2016, por ata u kthyen së bashku në vitin 2017. Pak pas kësaj, Rivera u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Ajo paraqiti përsëri dokumentet për divorc, akuzat u rrëzuan, dhe në vitin 2018, divorci u përfundua.

Akuzat e Melissa Benoist kundrejt Blake Jenner

Supergirl' Melissa Benoist Files For Divorce From 'Glee' Co-Star ...

Ky skandal i fundit përfshin jo një, por dy yje të Glee. Të paktën, kjo është mënyra sesi shfaqet. Melissa Benoist dhe Blake Jenner të dy filluan të luajnë në shfaqje në sezonin e 4-t. Të dy u martuan në vitin 2015 dhe u ndanë në vitin 2017.

Vite më vonë, pasi u martua me yllin Chris Wood, Benoist zbuloi se ajo ishte një viktimë e dhunës në një lidhje të mëparshme. Gjithçka që ajo ndau, nga afati kohor deri tek përshkrimi i partnerit të saj, përputhej me Jenner, megjithëse emri i tij kurrë nuk është bërë i ditur. /Insajderi.com

Burimi: CheatSheet, CNN