Aktorja goditet nga vetura, dërgohet në spital me ambulancë

Aktorja goditet nga vetura, dërgohet në spital me ambulancë

Aktorja e njohur amerikane, Maura Tierney është goditur nga një veturë gjersa ishte duke vozitur biçikletën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur ambulanca e cila e ka dërguar në spital, shkruan Indeksonline.

Për fat të mirë, aktorja ka shpëtuar me disa lëndime trupore të natyrës së lehtë.

Policia ka konfirmuar se shoferi ishte në gjendje të rregullt, por aksidenti ishte i çastit.

Tierney u bë shumë e njohur kur në vitin 2016 kishte fituar një Globë të Artë për performancën e saj si Helen Solloëay në “The Affair”.