Skandaloze: Aktorja e njohur bëhet dost me dhunuesin e gruas

Skandaloze: Aktorja e njohur bëhet dost me dhunuesin e gruas

Aktorja kosovare Adriana Matoshi e njohur për rolin e saj në serialin televiziv “O sa mirë”, duke tentuar që të tregojë një ngjarje interesante, ka rrëfyer një skandal në vete.

Ajo në një intervistë për emisionin e showbizit “Prive” në Klan Kosova, teksa ka folur për “10 gjërat që nuk i keni ditur për Adriana Matoshin” ka treguar sesi e ka aksidentuar qëllimisht një burrë që ushtronte dhunë ndaj një gruaje në një rrugë të qytetit në Prishtinë.

“Njëherë moti kam qenë në veturë time dhe ka qenë natë e ka qenë shumë ftoft. E kam parë në një tunel një djalë tu e rreh një cikë. Unë kesh tu lujt edhe thash se çka muj me bo unë në at moment me shpëtu atë ciken. Edhe e kom shkel atë djalin me kerr”, rrëfen fillimisht aktorja.

Por për ta bërë edhe më skandaloze këtë ngjarje, Matoshi tregon sesi burrin që e kishte shkelur me veturë për shkak se ai  – gjithmonë sipas Matoshit – ka qenë duke e rrahur një grua, më vonë e kishte bërë edhe shok. Madje ai i kishte sjellë asaj një dhuratë për ditëlindje. E dhurata ishte një thikë.

“E pas disa kohësh, qaj djali e ka kuptu kur e kam datëlindjen dhe ma ka bërë dhuratë një thikë. Tash e kam shok shumë të mirë”, tregon aktorja.

Kësisoj Matoshi e cila ka marrë edhe dhjetra çmime për rolet e saja në film dhe teatër, ka treguar se tashmë ka shoqëri me dhunuesit e gruas, të cilin fillimisht e kishte shkelur me veturë./Insajderi.com