Aktorja që u pagua vetëm 10 euro për filmin që theu rekord në kinema

Aktorja që u pagua vetëm 10 euro për filmin që theu rekord në kinema

E ftuar së fundmi në emisionin “Trokit” në “InTV”, ishte aktorja e njohur Marjana Kondi, e cila ka folur  për filmin më të sukseshëm të momentit, “2 gisht mjaltë”.

Marjana luan rolin e mamasë së Ermalit ne film dhe nisur nga batuta në emisionin “Xing me Ermalin” ku tha se ishte paguar 50 euro, ajo vazhdoi të komentojë rrogën e saj edhe në “Trokit”.

E pyetur nëse ishte e gatshme të merrte pjesë në filmin e dytë, aktorja u shpreh:

“Po do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm më 1 Euro, si ajo, Shqipëria 1 euro”,- tha ajo me humor.