Aktorja shqiptare rrëfen të kaluarën- bashkëshorti ushtronte dhunë

Aktorja shqiptare rrëfen të kaluarën- bashkëshorti ushtronte dhunë

Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, që luan rolin e saj si “Çbanja” në serialin “O sa mirë” ka zbuluar disa detaje rreth jetës së saj, të cilat vijnë si një mbështetje për të gjitha gratë që po kalojnë të njëjtën situate, ku ka rrëfyer të kalurën e saj.

Ndërsa kanë kaluar 6 vite nga ndarja me bashkëshortin , me të cilin solli në jetë tre fëmijë, Arjola tregon arsyen që e çoi drejt divorcit.

Sipas saj gjithçka është shkaktuar nga keqkuptimet dhe mospërputhja e karaktereve mes tyre, si dhe fillimi i lidhjes së dashurisë në një moshë të vogël.

Në emisionin “SevenBizz”, Arjola zbuloi se ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë tek ajo, por vendosi të mos tregonte më detaje rreth kësaj çështje.

Historia me ish-bashkëshortin e bëri që të mos mendonte për një lidhje me një mashkull për 3 vite, por tashmë ka kaluar ajo faze.

Pavarësisht se nuk tregon për statusin e saj të momentit, ajo thotë se është e vështirë të gjesh personin që të përkrah në jetë.