Aktorja shqiptare sjell në jetë fëmijën e parë

Aktorja shqiptare sjell në jetë fëmijën e parë

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Eliona Pitarka ndau lajmin se ka sjellë në jetë fmëijën e parë, njofton Insajderi.

Ajo ndau një fotografi, ku shkruan “Ajo është më në fund këtu”, duke mos ndarë emrin dhe mos zbuluar portetin.

Lajmin se është shtatzënë e zbuloi teksa ajo përgjigjej në pyetjet e ndjekësve në Instagram, aktorja konfirmoi edhe lajmin se ajo vërtetë është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Një nga pyetjet për Elionën ishte se nëse ajo synon të krijojë familje në të ardhmen apo qëndron e fokusuar për karrierën tani për tani, ajo tha se po i bën të dyja.

“E kush tha që nuk mund ti bësh të dyja paralelisht, sepse unë po i bej të dyja”, u përgjigj ajo në pyetjen e ndjekësit.

Lajmin erdhi një muaj pasi aktorja mori edhe propozim për martesë. Këtë e ndau me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku shihej duke shfaqur unazën e saj të propozimit. /Insajderi.com