
Në një intervistë të fundit për New York Times, Gwyneth Paltrow ka folur për një përvojë që njerëzit e komunitetit mjekësor, mund ta quajnë si të rrezikshme, njofton Insajderi.
Ajo atë e quan si tretman bukurie, mirëpo është tejet larg konceptit tradicional si e tillë. Nëse keni frikë nga bletët, do të habiteni ndoshta me mënyrën se si aktorja qëllimisht lë që ato ta pickojnë.
“Unë jam pickuar qëllimisht nga bletët. Është një përvojë mijëravjeçare e quajtur apiterapi. Njerëzit e përdorin kundër inflamacionit dhe shenjave në lëkurë. Është e mrekullueshme, po të kërkoni për këtë. Por, të dhemb”.
Apiterapia (përdorimi i thumbit të bletës si terapi) nuk mbështetet në prova shkencore mjekësore, megjithatë Paltrow ka të drejtë që njerëzit e kanë përdorur për shumë vite, për të qetësuar simptomat e artritit dhe depresionit bashkë me disa ushqime. Sipas një artikulli të “Associated Press” të vitit 1997, praktikuesit i vendosnin bletët në zonën që i shqetësonte dhe kur pickoheshin, thumbi i irritonte dhe pastaj i qetësonte.
Aktorja nuk e kishte specifikuar se pse kishte përdorur këtë lloj terapi, ajo tani ka në mendje diçka tjetër – përsëri jashtë të zakonshmes.
“Nuk kam bërë ende krioterapi (përdorimi i të ftohtit ekstrem), por dua ta provoj”, ka thënë ajo.
Zgjedhjet e aktores mund të duken të çmendura, mirëpo nisur nga fiziku dhe freskia e saj, duket se ajo me të vërtetë funskionojnë. /Insajderi.com