Mediat amerikane janë duke e cilësuar largimin e Richard Grenellit nga pozita e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Gjermani si një aktrim. Kështu shkruan sot Daily Wire.
Sipas kësaj gazete, thuhet se Grenelli ka hequr dorë edhe nga posti i ambasadorit, raporton Gazeta Insajderi.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Richard Grenell, ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të jap dorëheqje nga roli i tij si Ambasador i ShBA-së, në Gjermani.
Grenelli njoftoi Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij pasi presidenti, Donald Trump mori vendim që ta emëronte drejtorin e ardhshëm të Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, raporton Gazeta Insajderi.
Grenell ishte duke planifikuar të kthehej në shtëpi këtë pranverë por ai u pajtua të qëndrojë në administratë derisa të emërohej dhe të konfirmohej një zëvendës i përhershëm i Drejtorisë së Inteligjencës Ndërkombëtare (DNI).
I kontaktuar përmes telefonit, Grenell konfirmoi lajmin duke thënë se: “Po është e vërtetë, ne ishim duke planifikuar që të kthehemi shumë shpejt në shtëpi”, shkruan Daily Wire.
Grenel para së gjithash është njëri nga ambasadorët e preferuar të Trumpit, për shkak të përpjekjeve të tij të shumta për të quar përpara agjendën e presidentit Trump jashtë ShBA-së.
Pas dorëheqjes së Grenellit nga posti i ambasadorit dhe drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, roli i tij në administratën Trump do të jetë vetëm si i Dërguari Special për dialogun Kosovë – Serbi.
Ndërkohë që Grenell ka pasur edhe një vizitë zyrtare në Kosovë ku është takuar me liderë të partive politike në vendi.
Derisa me një iniciativë të tij, është arritur një marrëveshje për lëshimin e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, linjën hekurudhore Prishtinë – Beograd. /Insajderi.com