Akuzohet për korrupsion, Netanyahu deklarohet i pafajshëm

Akuzohet për korrupsion, Netanyahu deklarohet i pafajshëm

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion, transmeton Insajderi.

Këtë të hënë Netanyahu është paraqitur para gjykatës në Jerusalem ku tha se “e konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”.

Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatësit, në të cilën avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim.

Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave, në këmbim të një mbulimi më të favorshëm. /Insajderi.com