fbpx

Akuzoi Loredanën për përdorimin e mbiemrit, zbulohet lidhja e avokatit me familjen Zefi

Akuzoi Loredanën për përdorimin e mbiemrit, zbulohet lidhja e avokatit me familjen Zefi

Përvec çiftit zviceran, Loredana Zefi mori një tjetër akuzë nga avokati Valentin Landmann. Ai tha se reperja përdori një identitet të rremë për të mashtruar çiftin, duke u prezantuar si Anna Landmann, gruaja e avokatit.

Duket se Loredanës i ka ardhur në mendje ky emër pasi më parë, avokati Landmann ka mbrojtur vëllain e saj Faton në një çështje.

Ai ka marrë përsipër të mbrojë çështjen e Fatonit duke u munduar që të mos dëbohet nga Zvicra. Gazeta zvicerane “20 minuten” ka zbuluar se vëllai i Loredanës, Faton u dëbua nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime. Madje, ai konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” pasi nisi të shiste marijuanë që në moshën 15 ose 16 vjeçare.

Avokati Landmann nuk ia doli të fitonte çështjen e tij më 23 maj 2016, zbulojnë disa dokumente nga Prokuroria e Luzernit.

Kujtojmë se Fatoni ishte pjesë e skemës së mashtrimit ndaj çiftit Z, i cili i mori 6900 franga Petrës dhe i thoshte vazhdimisht se do ia kthente. Avokati Landmann nuk ka bërë ende asnjë koment për lidhjen e mëparshme që kishte me familjen Zefi.