
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ndodhet në Madrid për të ndjekur disa çështje të merkatos.
Në fillim duhet zgjidhur çështja Neymar, i cili nuk do të ketë mundësinë të luajë në Francë deri në momentin që Barcelona nuk do të ketë marrë të plotë shumë e 222 milionë eurove.
Gjithmonë sipas të përditshmes spanjolle, nuk përjashtohet edhe mundësia se ky udhëtim i numrit 1 të PSG të te jetë bërë për të provuar blerjen e portierit të Atletico Madrid, Jan Oblak, i cili ka një kluazolë 100 milionë euro në kontratën e tij, shkruan Telesport.
Në fund, nuk duhet përjashtuar edhe mundësia për një transferim të mbrojtësit belg, Thomas Meunier, te Real Madrid.