Alanis Morissette rrëfehet: “Nëse nuk do të ishte terapia, dyshoj se do të isha ende e gjallë”

Alanis Morissette rrëfehet: “Nëse nuk do të ishte terapia, dyshoj se do të isha ende e gjallë”

Albumi i saj “Jagged Little Pill” e bëri një ikonë të mllefit femëror dhe 25 vite më vonë këngëtarja ka nxjerrë një album të ri.

Kur Morissette doli në faqen e parë të revistës Rolling Stone të vitit 1995, revista e cilësoi atë si “një grua e bardhë e zemëruar”. Këngët e saj u keqinterpretuan si tendencioze, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

Megjithatë albumi i saj Jagged Little Pill ishte në vendin e parë në toplista të SHBA dhe theu rekordet e shitjeve.

Pas këtyre suksesve, botën e pushtoi Britney Spears, e cila jo vetëm që kaloi rekordin e saj, por edhe arriti të trefishojë numrin. Kjo e bëri Alanis të ndjehet e lehtësuar prej mungesës së vëmendjes, sidomos kur kemi parasysh që ajo nuk ishte “superstar” stereotip.

Alanis filloi të paraqitet nëpër filma, të luaj të disa episode të serialit të famshëm “Sex and the City” dhe në filmin e famshëm “Dogma” ku ajo luan rolin e zotit.

Ajo flet për periudhat depresive për të cilat më së shumti i ka ndihmuar terapia. Alanis e pranon që ende përballet me ndryshime disponimi dhe me PTSD.

“Në ora 3pm ndihem falenderuese dhe e kënaqur me gjërat dhe jetën që kam. Në ora 3 e 15pm mund të përfshihem nga ndjenja dëshprimi, pakënaqësie e mllefi, që për nga intensiteti janë të njëjta.”

Ajo thotë se procesi i shërimit sidomos prej traumave seksuale të përjetuara në fëmijërinë e saj, është i vazhdueshëm. Edhepse nuk tregon detaje të tragjedisë së ndodhur ajo pohon se nëse nuk do të kishte pasur pas vetes një ekip me terapistë, nuk mendon që do të kishte mbetur gjallë./Insajderi.com