Alarm për bombë në insitucionet e drejtësisë, katër ditë pas arrestimit të mafiozit Curri

Alarm për bombë në insitucionet e drejtësisë, katër ditë pas arrestimit të mafiozit Curri

Katër ditë pas arrestimit të mafiozit, Ismet Osmani – Curri, dhe katër personave të tjera për veprat penale “Fajde dhe mashtrim”, dy inistucione të drejtësisë u alarmuan për bomba.

Këshillit Gjyqësor të Kosoës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë alarmuar sot nga një telefonatë që kanë pranuar lidhur me kërcënimet për bombë.

Rruga “Luan Haradinaj” ku ndodhën këto dy insitucione të drejtëisë janë bllokuar nga policia, ndërsa punëtorët janë evakuar nga objektet.

“Ne kemi dalë në vendin e ngjarjes, e kemi evakuuar personelin dhe i kemi thirr të gjitha njësitet”, ka thënë major Shkëlzen Xhafa, komandanti i Stacionit Policor Qendra.

“Për momentin jemi në procesim e sipër, nuk ka asnjë të dyshuar – për momentin është vetëm një telefonatë kërcënuese”, tha Xhafa.

Të hënën policia e Kosovës pas një aksioni, arrestoi mafiozin Ismet Osmani, Mentor Macani, Adil Thaci, Rrahim Hashimi dhe Ilir Bojku, dy të tjerë janë ende në arrati.

Sipas policisë këta persona dyshohen se kanë shkaktuar dëm prej 2.5 milionë euro, ndërsa përfitimet nga kjo veprimtari kanë arritur në 6 milionë euro.

Në një video të publikuar lidhur me këtë rast, përmendet edhe emri I kryeparlamentarit Kadri Veseli si personi që ka marrë 200 mijë euro nga paratë që Faton Dalladaku u kishte dhënë Rrahim Hashimit përmes ndërmjetësuesit Kadri Rexhepi.

Veseli e ka mohuar se është i përfshirë në këtë rast.

Profil – Kush është mafiozi Ismet Osmani – Curri, që u arrestua sot