Gjendje alarmante e vetëvrasjeve mes radhëve të policisë në Francë. Sipas të dhënave më të f" />

Alarmante: Për katër muaj, 28 policë kanë kryer vetëvrasje

Alarmante: Për katër muaj, 28 policë kanë kryer vetëvrasje

Gjendje alarmante e vetëvrasjeve mes radhëve të policisë në Francë. Sipas të dhënave më të fundit policët që vetëvriten janë më të shumtë në numër se ata që vriten në detyrë.

Me qindra agjentë policie në Francë u mblodhën në heshtje para komisariatit të Montpelie, ku një kolegia e tyre 48 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, vrau veten. Me lot në sy ata i dhanë lamtumirën agjentes së fundit të policisë që është vetëvrarë me armën e shërbimit me një plumb në zemër.

Bëhet fjalë për vetëvrasjen e 28 në radhët e forcave të rendit, që nga fillimi i këtij viti. Sipas sindikatave, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri ishte 14.

Vetëm një ditë më parë një tjetër agjent 25 vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në periferi të Parisit. Ai i përkiste divizionit rajonal për sigurinë rrugore dhe punonte në shkolla

Në vitin 2018 sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në Francë ishin 35 agjentët e policisë që u përpoqën të vrisnin veten me armën e shërbimit, këtyre u shtohen dhe 33 anëtarë të xhandarmerisë të vetëvrarë.

Sipas psikologëve një nga arsyet kryesore është stresi si pasojë e atentateve që goditën Francën në vitin 2015, por kjo është vetëm një pjesë e arsyetimit. Ministri i Brendshëm Kastane premtoi se do të përshpejtonte aktualizimin e planit anti – vetëvrasje të nisur në vitin 2018 nga paraardhësi i tij. Përveç rekrutimit të psikologëve, dhe reduktimit të kohës që agjentët mund të mbajnë armët jashtë shërbimit, tashmë do të ketë dhe një njësi alarmi dhe një numër telefoni të posaçëm që do të jetë në shërbim 24 orë.