Alarmi nga QKUK: Jemi stërngarkuar, rrezikojmë të kolapsojmë

Alarmi nga QKUK: Jemi stërngarkuar, rrezikojmë të kolapsojmë

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19, ku 6 pacientë janë në përkujdesje intensive dhe në gjendje të rëndë, ndërsa 66 pacientë janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Përveç në Klinikën Infektive, pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar edhe në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, ku janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP. Pacientë me COVID-19 ka edhe në klinikën e Pulmologjisë, ku janë të shtrirë 22 raste të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Infektologu Salih Ahmeti, derisa ka treguar për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, deklaroi se kapacitetet e kësaj klinike janë të stërmbushura.

“Çdo shtim i numrit të rasteve e vështirëson menaxhimin dhe nëse ky numër i rasteve arrin që të merr vlera të pakontrolluara, atëherë situata jonë, unë nuk kisha pas dëshirë që të ndodh, por ekziston mundësia që ne të na qet në një kolaps shëndetësor”, tha ai./Insajderi.com