Alarmi rritet në gjithë botën për variantin e ri të Covid-19

Alarmi rritet në gjithë botën për variantin e ri të Covid-19

Po rritet alarmi ndërkombëtar për një variant të ri të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, me një mori vendesh që vendosin ndalime udhëtimi.

Më shumë se 40 fluturime janë, ndërsa BE zhvilloi bisedime mbi formimin e një politike të përbashkët.

Suedia ndaloi udhëtarët e huaj nga Danimarka pasi rastet e variantit u zbuluan atje.

Duket se është më e transmetueshme, por nuk ka prova se është më vdekjeprurëse.

Ndërsa lista e vendeve që vendosnin kufizime të udhëtimit në MB u rrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u përpoq të vinte rreziqet në kontekst.Shefi i urgjencave të OBSH-së Mike Ryan tha se llojet e reja ishin një pjesë normale e evolucionit të një pandemie dhe se nuk ishte “jashtë kontrollit”, duke kundërshtuar Sekretarin e Shëndetësisë të Mbretërisë së Bashkuar Matt Hancock, i cili përdori këto fjalë të dielën./Insajderi.com

BBC News